Truprojat kosovare të Ismail Qemalit
Kjo fotografi është shkrepur në Vlorë, në fillim të dhjetorit të vitit 1912. Megjithëse ishte në qytetin e tij, Kryeministri i sapozgjedhur Ismail Qemal Vlora nuk ishte i sigurt mes rivalëve politikë dhe grupeve të parapolitikës.
Ai i kërkoi Isa Boletinit dy djem nga kosovarët e tij, për ta shoqëruar dhe për të bërë roje në derë. Isa Boletini ia caktoi dy shaljanë: Halim Musa Bajgorën dhe Ahmet Ali Llapin, që nuk e lëshonin kambësh Ismail Qemalin.
Trupat kosovare të Isa Boletinit vunë qetësi në Vlorë dhe u bënë bërthamë e xhandarmërisë shqiptare.
(Marrë nga profili i pedagogut të historisë në UP, Durim Abdullahu)