Kush është babai i foshnjës së Agnesa Vuthaj dhe pse po e mban të fshehur?

Ish-Miss Shqipëria, Agnesa Vuthaj, ka ndarë ditë më parë me ndjekësit e saj lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël. Lajmi ka ngjallur menjëherë interes dhe reagime të shumta në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.

Brenda pak javësh, Agnesa pritet të bëhet nënë për herë të parë, duke hapur kështu një kapitull të ri në jetën e saj personale.

Megjithatë, një detaj i rëndësishëm mbetet ende mister. Ajo nuk ka zbuluar identitetin e babait të fëmijës, duke zgjedhur ta mbajë këtë pjesë të jetës së saj larg vëmendjes publike.

Arsyet e këtij vendimi nuk janë bërë publike, ndërsa fansat vazhdojnë të spekulojnë dhe të presin nëse ish-missi do të ndajë më shumë detaje në të ardhmen.