Në Skënderaj ka ardhur një epokë e re kulturore:
Epoka e Inspektorit të Ushkurit.
Kryetari me ambicie gjinekologjike mat moralin e grave me hundë të vet,
atë hundë që, e njeh rrugën për në “shtëpi publike” më mirë se çdo konision etike.
Dhe për çudi, edhe pse për vete i ka dy gra,
është më i preokupuar me mitrën e grave të tjera.
Siç duket, dëshiron t’i inspektojë krejt femrat.
INSPEKTORI I USHKURIT bën kontrolle teknike me sy të vet:
– kush i ngjan “shtëpisë publike” sipas mentalitetit të stanit;
– kush duhet të heshtë, se i dështon inspektimi;
– kush duhet të lindë më shumë fëmijë në partinë e tij, se është “e bukur”
(dihet kë e ka në mendje, por unë nuk dua ta poshtëroj);
– kush nuk duhet të lindë, se sipas tij është “e shëmtuar”
(dihet edhe kjo, por unë nuk dua ta bëj publik turpin e tij, jo të sajin).
Dhe për vajzat 14-vjeçare?
Sipas Inspektorit të Ushkurit, sapo shoqërohen me shokë klase: s’ka mësim aty, duhet martuar urgjentisht.