“Kur durimi mbaron” – Daja i Elijonës thyen heshtjen dhe sqaron pozicionin e tij karshi lojës së mbesës

Valon Zhubaj ka reaguar publikisht pas spekulimeve të shumta që kanë qarkulluar në rrjete sociale lidhur me ndikimin e tij në vendimin e Elijonës për të hyrë në “Big Brother”, transmeton Raporto24.

Ai ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat se po e shfrytëzon mbesën për famë apo për qëllime strategjike, duke theksuar se roli i tij është vetëm ai i një dajeje mbrojtës.

Sipas Zhubajt, hyrja e Elijonës në format ka qenë një vendim i saj personal dhe çdo pretendim për manipulim apo strategji është i pabazë. Ai ka shprehur shqetësimin se emri i tij dhe i familjes po keqpërdoret në mënyrë të papranueshme nga individë dhe portale që kërkojnë vëmendje mediatike.

Në reagimin e tij, Zhubaj ka bërë thirrje për respekt ndaj historisë së vështirë të familjes, duke kundërshtuar etiketimet sipërfaqësore si “viktimizim” nga persona që nuk e njohin realitetin e tyre. Ai paralajmëroi se nuk do të tolerojë më rishkrimin e historisë familjare për klikime apo përfitime mediatike.

“Për mua kjo nuk është luftë për pëlqime apo ndjekës, por një çështje parimore për të vërtetën dhe dinjitetin e familjes sime,” është shprehur Zhubaj, duke lënë të kuptohet se do të reagojë fuqishëm ndaj çdo tentative manipulimi mediatik.