Këngëtarja shqiptare Eva Ndoja duket se ka konfirmuar lidhjen e saj më të re.Ajo ka publikuar një foto në rrjetet sociale me Atilla Kardeshin, duke ngritur dyshimet se dyshja janë çifti më i ri i showbiz-it shqiptar, shkruan Indeksonline.
Në postimin e shpërndarë në TikTok, Eva ka shkruar: “Urime Dita e Shën Valentinit, zemra ime”, një dedikim romantik që u interpretua menjëherë nga ndjekësit si konfirmim i lidhjes së tyre.
Deri tani, as Eva dhe as Atilla nuk kanë bërë një deklaratë tjetër publike, por postimi i fundit duket se flet vetë.
