Personat që shihni në foto janë Anxhelo Ruçi 27 vjeç, Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Martin Dulaj 25 vjeç, të cilët humbën jetën në aksidentin e regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në aksin “Gjirokastër–Tepelenë”.
Anxhelo Ruçi po udhëtonte me një automjet tip Volkswagen me targa AB 797 VP, së bashku me Klejdi Myftari, 24 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë me një automjet tjetër tip Mercedes Benz, të dy të rinjtë kanë humbur jetën në vendngjarje.
Në automjetin tjetër udhëtonte Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjithashtu në vendngjarje, si dhe e fejuara e tij, Ardisa Demiri, 19 vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur rëndë. E reja është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranëpër trajtim më të specializuar.
Sipas burimeve mjekësore, 19-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe po mbahet nën monitorim intensiv. Për shkak të politraumës së pësuar, ajo ende nuk konsiderohet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijojnë konsultat mjekësore të specializuara.
Anxhelo Ruçi ishte djali i shefit të Komisariatit të Policisë Tepelenë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.