Katy Perry-t i zbërthehen reçipetat në skenë: Nuk keni paguar mjaftueshëm për… (Videoja virale)

Katy Perry përjetoi një moment të sikletshëm gjatë koncertit të saj të fundit në Las Vegas, por reagimi i saj plot humor dhe profesionalizëm e ktheu incidentin në një ndër pikat më të përfolura të natës.

Ndërsa performonte hitin e saj “Part of Me” nga viti 2010, reçipetat metalike që kishte veshur u thyen në pjesën e pasme teksa ajo lëvizte në skenë. Reagimi i këngëtares ishte i menjëhershëm dhe plot ironi.

“Oh, reçipetat e mia po bien!”, bërtiti ajo gjatë performancës, duke mos ndaluar kërcimin.

Një prej anëtarëve të stafit u ngjit menjëherë në skenë për ta ndihmuar dhe për t’i rregulluar pjesën e prishur të veshjes.

“Patrick, më vish përsëri reçipetat!”, tha ajo me të qeshur.

Në një koment që shkaktoi të qeshura dhe duartrokitje nga publiku, Perry shtoi: “Nuk keni paguar mjaftueshëm për të më parë lakuriq!”

https://www.facebook.com/share/v/1W4fihVEgn/?mibextid=wwXIfr