Xheneta Fetahu tash e disa muaj është në rolin e opinionistes në programin “E diell” në Top Channel.
E së fundmi u diskutua raporti ‘nuse-vjehërr’ ku në lidhje me këtë ka ndarë disa detaje.
Ajo ka rrëfyer se ka qenë e fejuar për pesë vite dhe nuk ka patur raport të mirë me vjehrrën.
Foto: Screenshot/YouTube
Modelja shqiptare shtoi nga ana tjetër se ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me ish-vjehrrin, për të cilin ka shumë respekt edhe tani.
“Unë kam qenë e fejuar pesë vite dhe kam jetuar me të dashurin. Gjatë verës kemi jetuar bashkë me familjen e tij për shkak të punës. Unë me vjehrrin kam patur gjithmonë raporte të mira. Edhe tani kur shihemi kemi kontakt jashtëzakonisht të mirë. Ndërsa me ish-partnerin nuk kam. Për ish-vjehrrin shumë respekt se realisht më ka dashur dhe më ka respektuar gjithmonë. Kurse me vjehrrën kisha gjithmonë probleme. Duke qenë se ai ishte djali i vetëm në familje, ajo e kishte të vështirë që t’a konceptonte se dashuria ndaj gruas dhe ndaj nënës është e ndryshme”, tha Fetahu.
E pyetur nëse ‘’ka qenë ajo faktor në përfundimin e marrëdhënies suaj?”, Xheneta u përgjigj: “Pak a shumë nga fundi ka qenë edhe ajo shkaktare”.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova theksoi po ashtu se ish-partneri i saj nuk e ka marrë asnjëherë guximin që të flasë me të ëmën për këtë çështje.