Influencerja e njohur viziton Kosovën, videoja tërheq vëmendjen e ndjekësve

Influencerja e njohur Lily Jay ka realizuar së fundmi një vizitë në Kosovë, për të cilën ka ndarë disa momente në profilin e saj në TikTok.

Në videon e publikuar, ajo është shprehur e entuziazmuar nga bukuritë natyrore të vendit, mikpritja e ngrohtë, ushqimi tradicional dhe shumë përvoja të tjera pozitive, transmeton Telegrafi.

Një nga detajet që ajo ka përmendur gjatë videos është fakti se rreth 95% e popullsisë në Kosovë janë myslimanë, duke e paraqitur këtë si një aspekt interesant kulturor të vendit. Videoja e saj ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetin social TikTok, duke nxitur komente të shumta pozitive për Kosovën.

Ndryshe, Lily Jay njihet për përmbajtjen e saj të gjeneruar edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale, ku shpesh trajton tema të ndjeshme dhe hap diskutime rreth fesë së krishtere dhe islame./Telegrafi/