I riu turk provokon rëndë me tre gishta para institucioneve të Kosovës, thotë se e bëri nga dashuria për serbët: Nuk është simbol terroristësh

Një shtetas turk me rreth 32 mijë ndjekës në rrjetet sociale ka provokuar rëndë duke bërë simbolin çetnik të serbëve para disa institucioneve të Kosovës.

Shtetasi Uygar Yalç?n ka ngritur tre gishtat përpara ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, madje edhe para fotografisë së Adem Jasharit në Pallatin e Sportit në Prishtinë.

Pasi ka marrë qindra komente revoltuese, i riu turk i është drejtuar me një mesazh edhe më të çuditshëm ndjekësve të tij. Ai ka thënë se e ka bërë gjestin për të treguar dashurinë ndaj serbëve, madje ka tentuar të arsyetojë duke thënë se nuk është një simbol terrorist, njëlloj si “Allahu Akbar” fjalë që është thënë nga terroristë por megjithatë kjo s’e bën atë fjalë terroriste.

Ai gjithashtu thotë se për shkak të reagimeve të shumta, ka vendosur t’i heqë fotot, por shprehet se mezi pret të bëhet lajm në portalet turke.

https://cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/-0-920-ef73c5f9210b90c059a7b050960b9cef.jpg