Kush është arsimtarja me B1 të gjermanishtes? (VIDEO)

Fatmire Mehmeti, në vend të sqarimit publik, zgjodhi forcën për të heshtur karshi akuzave për mospërgatitjen akademike të saj.

Nuk mjafton kaq: Mehmeti, me fakultet ekonomik, ua “mëson” gjermanishten nxënësve të katër shkollave të Shtimes.

Me aq sa ka arritur të mësojë në kurs, ato dituri ua ligjëron edhe nxënësve të shkollave të mesme e fillore të kësaj komune, raporton Kiks Kosova.

Për të fituar vendin e punës, ajo ka përfunduar vetëm dy nivele të kursit të gjuhës gjermane.

Mirëpo, burimet e Kiks Kosovës bëjnë të ditur se e njëjta ka dy vite që del para nxënësve si mësimdhënëse e gjuhës gjermane, ani pse nuk ka asnjë ditë shkolle për këtë fushë.

Ekipi i Kiksit provoi që të takohej me Mehmetin, në njërën nga shkollat fillore në Gjyrkovc të Shtimes, ku ajo punon.

Pavarësisht se me forcë e mbylli derën, madje e gënjeu ekipin se do të flasë pas 10 minutash, kjo ishte e kotë.

Teksa e tërhiqte derën nga vetja për t’i ikur gazetares, ajo në mendjen e saj veçse e kishte planifikuar arratisjen nga dalja e pasme e shkollës.

Edhe pse Mehmeti iku, ekipi përsëri tentoi që të marrë një qëndrim nga e njëjta.

Ndiqeni kronikën e plotë: