Adela, Armanda dhe Romina Prendushi janë tre motra shqiptare që jetojnë në Amerikë, por zemrën e kanë në Shqipëri dhe tek njerëzit në nevojë.
Ato kanë krijuar organizatën bamirëse “Mission You”, me qëllim lehtësimin e varfërisë dhe ndihmën për familjet më të rrezikuara – jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë.
Gjithçka nisi me ndërtimin e një shtëpie për një familje në Veri të Shqipërisë
Më pas ndihma u zgjerua edhe për komunitetin shqiptar në SHBA
Gjatë pandemisë, ndihmuan familje me pagesa qerash dhe nevoja bazë
“Jemi vetëm tri femra, por me vullnet të madh për të bërë mirë. Edhe pse jemi larg, mendjen dhe zemrën e kemi në Shqipëri,” – shprehen ato.
Një shembull i rrallë humanizmi, dashurie dhe përkushtimi!