Hallakamë në ekipin e Dafina Zeqirit?

Këngëtarja e pandalshme Dafina Zeqiri më në fund i dha vetes një stop.

Teksa është në fund të pritjes së ëmbël, ajo përmbylli turin e koncerteve për t’u shkëputur për një periudhë kohore me rastin e mëmësisë. E duket se ky vendim është reflektuar në përbërjen e ekipit të këngëtares.

Prive By Liberta Spahiu mëson se kanë shpërthyer pakënaqësitë të cilat kanë çuar në ndarjen e ekipit.

Me Dafinën rrugët i ka ndarë menaxheri i saj shumëvjeçar Pëllumbi dhe të tjerë emra nga ekipi. Një situatë e tillë është tashmë e verifikueshme edhe në rrjete sociale ku ata nuk ndiqen me njëri-tjetrin.

Jo zyrtarisht, thuhet se ka pasur mospajtime me bashkëshortin e Dafinës, Kreshnikun.

Se çfarë ka ndodhur mes tyre, detaje tjera i kuptoni në materialin e mëposhtëm! /Prive By Liberta Spahiu