FOTO/ Si DIVA, Parashqevi Simaku e ftuar VIP në Javën e Modës në New York

Parashqevi Simaku ishte e ftuar VIP në Javën e Modës në New York.

Në disa foto të publikuara në internet Simaku shfaqet e veshur me një pelush të zi dhe e buzëqeshur. Krah saj nuk mund të mungonte sipërmarrësi Elton Ilirjani.

Mbrëmjen e së dielës, ikona e muzikës shqiptare ishte pjesë e shfaqjes së modës nga stilistja e njohur japoneze Naoko Tosa.

Në janar këngëtarja e njohur shqiptare u shtrua në një spital të Nju Jorkut, për shkak të situatës së rënduar psikologjike, pas videos së bujshme që tronditi shqiptarët në mbarë botën, ku ajo shfaqej në gjendje të mjeruar në një stacion treni në Nju Jork.

Pas ndihmës së dhënë nga biznesmeni Elton Ilirjani, jeta e këngëtares Parashqevi Simaku ka marrë kthesën e fortë, duke iu rikthyer normalitetit.