FOTO/ Gazetarja Qeqa Krelani i nxjerr “bojën” Armando Brojës: Do të shënosh nëse ndeshja zgjat 5 ditë! Bëhu burrë, ke nevojë për psikolog!

“Hipotekimi” i vendit të dytë nga Shqipëria në Grupin K, kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ka bërë jehonë

Kombëtarja për të realizuar ëndrrën e saj duhet të kalojë fazën “play-off”.

Përtej golit të Kristjan Asllanit dhe euforisë nga kampi ynë në transfertën kundër Andorrës, Armando Broja ishte totalisht në “hije”.

Gazetarja sportive Qeqa Krelani, e cila është shqiptare e Kosovës ka reaguar me nota të larta ironike kundrejt sulmuesit 24-vjeçar.

Qeqa Krelani: Broja, bëhu burrë edhe shko merr ndihmë profesionale. Urgjent të duhet ndihë psikologjike! Ti ke për shënuar së shpejti gol…por vetëm nëse ndeshja zgjatë 5 ditë. Tifozeria shqiptare është tifozeria më e durueshme në botë. Janë njerëz qe falin. Urime Shqipëria”.