Në të ftohtin e acartë të dimrit në Gaza, Mohammed Abu Harbid, dy muajsh, është bërë viktima e fundit e luftës së Izraelit , e cila i ka privuar palestinezët nga strehimi, ngrohtësia dhe mbijetesa.
Zaher al-Ëahidi, drejtor i informacionit shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë, i tha Al Jazeera-s se foshnja vdiq nga hipotermia e rëndë në Spitalin e Fëmijëve al-Rantisi.
Vdekja e tij e çon në katër numrin e fëmijëve që kanë ngrirë për vdekje në enklavë që nga nëntori i vitit 2025, dhe në 12 që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza, në tetor 2023.
Ndërsa enklava bregdetare përballet me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të ftohta, mijëra familje të zhvendosura po përballen me një emergjencë katastrofike humanitare, me më të prekurit që paguajnë çmimin më të lartë.
Spitalet e Gazës vazhdojnë të operojne në kushte të rënda, në mungesë të ilaqeve dhe energjisë elektrike.
Edhe jashtë spitaleve, situata është po aq e tmerrshme, teksa banorët përballen me erëra të forta të cilat prishin tendat e dobëta prej pëlhure, të cilat nuk mbrojnë nga të ftohtit.
Pavarësisht marrëveshjes së tetorit e cila përcaktonte lejimin e hyrjes së ndihmës në enklavë, Izraeli ka vazhduar të bllokojë ndihmën jetike për banorët, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare.
Së fundmi, Izraeli ka revokuar licencat e 37 grupeve të ndihmës që punonin në Gaza, duke e ëvshtirësuar edhe më tej situatën humanitare atje.