Këngëtarja dhe deputetja Eliza Hoxha ka uruar sot nënën e saj me një mesazh të shkurtër, por tejet emocional. Përmes një postimi, ajo ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen e thellë ndaj figurës më të rëndësishme në jetën e saj.
“Gëzuar nanë! Të paçim edhe gjatë! Të dua”, ka shkruar Eliza, duke shoqëruar urimin me simbolikën e zemrës dhe lules, që i japin mesazhit edhe më shumë ndjenjë.
Urimi i artistes ka ngjallur reagime të shumta pozitive, ndërsa ndjekësit i janë bashkuar me komente plot urime dhe respekt për nënën e saj. Mesazhi i Elizës vjen si një dëshmi e thjeshtë, por prekëse, e lidhjes së fortë mes nënës dhe vajzës.