Edi “qartet”: Cilen nuse?!/ Fjolla: T’ka ra shiu në kallamoq

Një debat i fortë është zhvilluar pak më parë në shtëpinë e Big Brother VIP mes Fjolla Morinës dhe Edi Kuçit, duke tensionuar ndjeshëm atmosferën mes banorëve, transmeton Raporto24.

Përplasja nisi pasi Fjolla e akuzoi Edin për ngacmime verbale me përmbajtje seksuale, duke i kërkuar atij që të tregojë më shumë respekt në komunikim. Ajo theksoi se një sjellje e tillë është e papranueshme, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se ai është i shoqëruar nga Dolce.

Nga ana tjetër, Edi reagoi ashpër ndaj këtyre akuzave, duke iu përgjigjur Fjollës me fjalët: “Cilën nuse?”, deklaratë që ndezi edhe më tej debatin mes tyre.

Përplasja nuk u ndal me kaq, pasi Fjolla i është kundërpërgjigjur me ironi duke i thënë: “T’ka ra shiu në kollomoq”, shprehje që u komentua gjerësisht edhe nga banorët e tjerë.

Debati vazhdoi për disa minuta, ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe pritet të sjellë reagime të tjera brenda shtëpisë së Big Brother VIP.