E rëndë: Dy persona gjenden të vdekur në një vilë në Pejë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë në Pejë, ndërsa autoritetet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodra Nikçi, ka konfirmuar se hetimet janë në fazën fillestare.
“Policia është në vendin e ngjarjes. Prokurorja e Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes. Kaq mund të jap informata për momentin”, deklaroi Nikçi për Klankosova.tv.

Rrethanat e vdekjes së dy personave ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet që pas ekzaminimeve fillestare dhe veprimeve hetimore të ketë më shumë informacione zyrtare nga organet kompetente.