Pas Prime-t të mbrëmshëm të “Big Brother VIP Kosova”, një valë reagimesh ka shpërthyer në rrjetet sociale, duke vënë në shënjestër opinionet e dhëna nga dy opinionistet, Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi.
Reagimeve të shumta u është bashkuar edhe aktivistja e njohur, Zana Avdiu, e cila ka shpërndarë një kritikë të ashpër ndaj tyre.
Në postimin e saj, Zana Avdiu i kritikoi ashpër dy opinionistet, duke theksuar se “nuk është morale ti paragjykosh njerëzit apo të përpiqesh ti nënçmosh.”
Ajo vazhdoi duke akuzuar se opinionistet nuk e ngritën zërin ndaj përbuzjes së vajzave dhe grave si dhe ndaj shfaqjes së kulturës patriarkale që, sipas saj, babai i Toneyt shfaqi ndaj Bias dhe Elionës.
Zana nuk u ndal me kaq!
Duke theksuar se Leonora dhe Olta janë pjesë e profesioneve të paragjykuara dhe për këtë arsye, ato janë të fundit që mund të flasin për moral seksual apo patriarkal, duke lënë të nënkuptohet se mbrojtja e tyre për format patriarkale ishte hipokrite.
Për këtë deklaratë të fortë, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka reaguar menjëherë përmes llogarisë së saj në Instagram Story.
Fillimisht, Leonors shpërndau një Story me mbishkrimin: “Zanë, s’po di a me ta dhanë vëmendjen a jo?”
Më pas, ajo postoi edhe një Story tjetër me një përgjigje të thatë: “Jo”.
Ky reagim publik nga Leonora Jakupi nënkupton se ajo ka zgjedhur të injorojë sulmin dhe akuzat e Zana Avdiut, duke treguar se nuk e konsideron kritikën e saj të denjë për t’iu përgjigjur me një debat publik. /Prive