Dolce shkëmben puthje me banorin në “Grande Fratello”?! Zbulohet e vërteta

Largimi njëjavor i Dolce-s nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, si pjesë e bashkëpunimit mes formatit kosovar dhe atij italian, ka krijuar një valë reagimesh të mëdha në rrjetet sociale, transmeton Raporto24.

Ndërsa publiku vetëm supozonte arsyen e mosprezencës së saj, banorëve brenda shtëpisë iu komunikua fillimisht se ajo ishte larguar për një çështje familjare – një sqarim që hapi shumë pikëpyetje, veçanërisht për Edin, me të cilin Dolce kishte nisur një romancë.

Situata ndryshoi dje, kur produksioni vendosi të publikojë të gjitha pamjet nga momenti i hyrjes së Dolce-s në shtëpinë e “Grande Fratello”-s. Videoja tregonte reagimet e banorëve italianë, përfshirë edhe një djalë që shihej duke e vëzhguar me interes, çka mjaftoi për të ndezur xhelozinë e Edit në BBVK. Ai shprehu hapur frikën se Dolce mund të krijonte një afrim të ri në Itali, duke e përshkruar situatën me fjalët: “dikush po ia lunte”.

Ndërkohë në rrjet, kjo dramë u shfrytëzua për të krijuar edhe më shumë zhurmë. Filluan të qarkullojnë video të edituara, të cilat simuluanin një puthje mes Dolce-s dhe një konkurrenti italian. Përhapja e tyre shkaktoi konfuzion dhe ndasi mes komentuesve: disa i besuan menjëherë dhe nisën kritikat, ndërsa të tjerë vërejtën shpejt se bëhej fjalë për përmbajtje të krijuar nga inteligjenca artificiale