Dolce nis ditën “full” energji, vallëzon në bikini

Një nga personazhet më të komentuara të sezonit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, Dolce, e ka filluar mëngjesin me një atmosferë tejet pozitive, shkruan Raporto24.

Që në orët e para, ajo është parë duke kënduar dhe vallëzuar me shumë energji, duke sjellë gjallëri në shtëpinë e famshme.

Ende mbetet mister nëse kënga që po interpreton ia dedikohet dikujt në veçanti, apo thjesht është ritmi që e ka futur në humor të mirë.
Megjithatë, një gjë është e sigurt: Dolce ka marrë vëmendjen e publikut sërish që në fillim të ditës.

https://www.instagram.com/reel/DSHe48WgV-5/?igsh=MTRmM2ttNjdieHByaw==