Kanë kaluar tashmë disa ditë që nga hyrja e Labinot Haxhiut në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Para se të hynte brenda, ai realizoi disa video për t’i publikuar më pas në TikTok, duke u afruar sa më shumë me ndjekësit e tij.
Videoja e fundit ishte veçanërisht interesante, pasi Labinoti shfaqet së bashku me Egzon Sahitin, duke dalë “fshehurazi” nga shtëpia, një situatë që në realitet nuk ka ndodhur.
Në këtë video shfaqet edhe Fitim Sylejmani, ish-banori i BBVK-së, i cili përpiqet t’i japë Labit disa këshilla strategjike. Megjithatë, me një gjest të lehtë e me shaka, Labinoti refuzon t’i pranojë këshillat, duke treguar kështu anën e tij të lojtarit të pavarur dhe spontan./Klankosova/
https://vm.tiktok.com/ZMD82MGhv/