Çfarë thanë fëmijët e Liridonës për vrasjën tinëzare të nënës së tyre/ 2 vite pas Naimi kërkon të flasë me ta!

Në nëntor të vitit të kaluar janë bërë dy vite që kur ndodhi vrasja makabe e Liridona Ademaj, rast ky që ndodhi ndodhi në sy të fëmijëve të saj e që dyshohet se me porosinë e bashkëshortit të saj Naim Murseli, për të cilin tashmë ka edhe një aktakuzë e po gjykohet nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Dy vite pas, i akuzuari për këtë rast, Naim Murseli ka parashtruar kërkesë para trupit Gjykues që të kontaktojë me fëmijët e tij.
Dy fëmijët e Liridones dhe Naimit, ishin dëshmitarë të kësaj tragjedie, pasi ndodheshin në makinen ku edhe u krye vrasja makabre.

Për ta, që pas ngjarjes tragjike po kujdesen autoritetet suedeze, shruan IndeksOnline.