Albina Kelmendi njofton vdekjen e vjehrrit të saj

Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi, ka bërë një njoftim të trishtë.

Milazim Vataj, babai i bashkëshortit të saj, është ndarë nga jeta.

Me njoftimin mortor, Albina ka përkujtuar atributet e të ndjerit, duke e çmuar si njeri të rrallë, ushtar të përkushtuar dhe burrë të ndershëm.

“Prehu në paqe babë, kujtimi yt do të jetojë përjetë në zemrat tona” u shpreh ajo.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot u nda nga jeta vjehrri im, Milazim Vataj

një njeri i rrallë që i dha shumë vendit dhe familjes së tij.

Ushtar i përkushtuar që jetoi me nder, me zemër të madhe dhe me shpirt sakrifice.

Do të kujtojmë gjithmonë buzëqeshjen e tij, fjalët e urta dhe krenarinë me të cilën përballonte çdo sfidë.

Prehu në paqe babë, kujtimi yt do të jetojë përjetë në zemrat tona