Vëllai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer për vështirësitë dhe momentet emocionale që familja ka përjetuar gjatë vizitave në Hagë.
Ai ka treguar një nga momentet më të dhimbshme, kur nëna e tyre është dërguar me karrocë për të vizituar djalin e saj, ndërsa koha e takimit ishte e kufizuar në vetëm 40 minuta.
“Ka qenë e randë kur e kemi çu nanën me karrocë për vizitë me e pa djalin 40 minuta”, ka deklaruar ai.
Rrëfimi sjell në vëmendje anën njerëzore të familjeve të ish-krerëve të UÇK-së, të cilat prej vitesh përballen me ndarjen nga familjarët e tyre gjatë procesit gjygjësor ne Hagë.
“Ka qenë e randë kur e kemi çu nanën me karrocë për vizitë me e pa djalin 40 minuta”, ka deklaruar ai.