Berat Buzhala quajti “sumunxhi” shqiptarët e Maqedonisë, rikthehen në vëmendje deklaratat e tij

Gazetari Berat Buzhala është rikthyer në qendër të debatit pas rikujtimit të një shkrimi të vjetër, në të cilin ai i kishte cilësuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut si “sumunxhi”. Deklaratat janë risjellë në vëmendje nga opinionisti Nebi Murseli, i cili i cilësoi ato si përçmuese dhe denigruese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Murselit, Buzhala në atë kohë kishte reduktuar debatin politik duke i përshkruar shqiptarët e Maqedonisë me stereotipe, duke shkaktuar reagime të shumta dhe kundërshtime publike. Ai thekson se ndaj këtyre deklaratave kishte reaguar edhe atëherë me një shkrim polemizues.

Deklaratat e Buzhalës vazhdojnë të rikthehen në diskutim sa herë hapen tema që lidhen me pozitën politike dhe shoqërore të shqiptarëve në Maqedonia e Veriut, duke nxitur polemika në opinionin publik.