Gazetari sportiv Arlind Sadiku ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të lumtura të jetës së tij.
Përmes një postimi emocionues, Sadiku njoftoi se është bërë baba i një vajze, duke shkruar: “Zoti sot na gëzoi me një vajzë të mrekullueshme.”
Lajmi është pritur me urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale, të cilët i kanë uruar shëndet, lumturi dhe bekime familjes së re.
Ardhja në jetë e vajzës shënon një kapitull të ri dhe të veçantë për Arlind Sadikun, i cili tashmë po përjeton emocionet e prindërimit.
Urime familjes Sadiku për këtë gëzim të madh!