Zana Avdiu: Nuk shoh dallim mes Sami Lushtakut dhe Glauk Konjufcës në gjuhën e tyre ndaj grave

Analistja Zana Avdiu ka shkaktuar reagime me deklaratën e saj të fundit, duke kritikuar ashpër gjuhën që, sipas saj, përdoret ndaj grave në politikën kosovare.

Ajo tha se nuk sheh asnjë dallim mes Sami Lushtaku dhe Glauk Konjufca kur bëhet fjalë për mënyrën se si flasin dhe sillen ndaj grave.

“​Nuk shoh dallim mes Sami Lushtakut dhe Glauk Konjufcës në gjuhën e tyre ndaj grave”, deklaroi Avdiu, duke shtuar se ofendimet dhe diskursi denigrues ndaj grave janë bërë pjesë e zakonshme e debatit publik.

Deklarata e saj ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në opinionin publik, ku qytetarë e figura të ndryshme po komentojnë krahasimin e fortë që ajo bëri mes dy figurave të njohura politike.