“Provokon” Adelina Tahiri? Këngëtarja shfaqet me flamurin e Maqedonisë pak para protestës së studentëve për gjuhën shqipe

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale pasi është shfaqur me flamurin e Maqedonisë së Veriut, pikërisht në prag të protestës së paralajmëruar nga studentët shqiptarë për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedonia e Veriut.

Pamjet e publikuara nga këngëtarja kanë qarkulluar me shpejtësi në rrjet, ndërsa shumë komentues e kanë lidhur paraqitjen e saj me zhvillimet e fundit politike dhe debatet rreth statusit të gjuhës shqipe në vend.

Ndërkohë, protesta e studentëve pritet të mbahet për të kundërshtuar, sipas organizatorëve, “margjinalizimin e gjuhës shqipe” dhe për të kërkuar më shumë respektim të të drejtave të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Deri më tani, Adelina Tahiri nuk ka reaguar ndaj komenteve dhe interpretimeve që janë bërë në rrjet lidhur me këtë paraqitje të saj.

Screenshot
Screenshot