“Të shohim çfarë ndëshkimesh do të ketë për ata që kapin gota dhe përgjakin zëvendësministra” – Kurti flet për tensionet në Skenderaj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar situatën e krijuar në Skenderaj dhe prezencën e Njësisë Speciale të Policisë, duke thënë se reagimi i organeve të rendit ka qenë i vonshëm.
Kurti u ndal edhe te incidenti ku u përfshinë zyrtarë qeveritarë, duke deklaruar se tani mbetet të shihet se çfarë masash do të ndërmerren ndaj personave të përfshirë në dhunë.
“Të shohim çfarë ndëshkimesh do të ketë për ata që kapin gota dhe përgjakin zëvendësministra”, u shpreh ai.
Sipas Kurtit, institucionet e sigurisë është dashur të reagojnë më herët për të parandaluar eskalimin e situatës, ndërsa theksoi se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.
Deklarata e tij ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe në skenën politike, veçanërisht për shkak të tensioneve të fundit në Skenderaj dhe debatit rreth ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.