Një gjuajte me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën ”Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.
IndeksOnline ka mësuar se dy persona kanë gjuajtur me armë nga një golf i bardhë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.
”Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona te lënduar.” tha ajo për IndeksOnline