Pak më shumë se një orë përfundon rrugëtimi 103-ditor në BBVK Raporto24.
Pak ditë më parë, Alice Maselli e dashura e Klodit ka deklaruar publikisht se nuk do të ishte e pranishme në Prishtinë për natën finale. Ajo kishte folur hapur për presionin e madh nga komentet dhe mesazhet e ndjekësve lidhur me raportin mes Klodit dhe Elijonës, duke theksuar se beson në miqësinë e pastër mes një djali dhe një vajze dhe duke lënë të kuptohej se ishte e qetë me situatën.