Pasi u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, këngëtari Labinot Rexha po vazhdon të mbajë kontakt të afërt me fansat përmes rrjeteve sociale, shkruan Raporto24.
Së fundmi, ai ndau një “selfie” të veçantë me bashkëshorten e tij, duke shprehur admirimin dhe dashurinë për të. Përbri fotografisë, Labinoti shkroi:
“Të admiroj për gjithçka që je.”
Gjatë qëndrimit të tij në “BBVK”, Labi u bë një nga banorët më të zhurmshëm dhe të komentuar të sezonit, duke lënë mbresa të forta tek publiku.