Françeska Murati i fal 5 vakte namaz: “Mbështes çdo grua në zgjedhjet e saj”

Influencerja flet hapur për besimin dhe mesazhin e saj për lirinë e grave, shkruan Raporto23.

Influencerja e njohur shqiptare ka ndarë publikisht një detaj nga jeta e saj personale, duke treguar se fal pesë vakte namaz.

Përmes një deklarate, ajo theksoi rëndësinë e respektimit të zgjedhjeve individuale dhe mbështetjes mes grave.

“Çdo femër është e lirë të bëjë çfarë t’i dojë zemra. Secila ka rrugën dhe bindjet e veta. Unë, për shembull, falem pesë vakte dhe, ndonëse nuk do ta zgjidhja si gjë për veten time, mbështes çdo grua në zgjedhjet e saj,” është shprehur ajo.