Alban Skënderaj emocionon me dedikimin për Miriam Canin: Gëzuar për dashurinë e përjetshme

Alban Skënderaj ka shkruar për Shën Valentin për gruan e tij, Miriam Canin.

Këngëtari i njohur publikoi disa fotografi romantike krah bashkëshortes së tij, Miriam Cani, duke i shoqëruar me mbishkrimin: “Gëzuar për dashurinë e përjetshme!”

Dedikimi i Albanit u prit me mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga fansat, të cilët nuk kursyen urimet dhe fjalët e bukura për çiftin.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë prej kohësh një nga çiftet më të konsoliduara të showbiz-it shqiptar, duke ndarë jo vetëm jetën personale, por edhe skenën dhe pasionin për muzikën. /Klankosova.tv

https://www.facebook.com/albanskenderaj.official/posts/1466037804880472?ref=embed_post