Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka reaguar për herë të parë pas eliminimit nga gara. Përmes një mesazhi publik, ai ka reflektuar mbi eksperiencën brenda shtëpisë, duke theksuar se rrugëtimi i tij ka qenë i mbushur me emocione, sfida dhe mësime të rëndësishme.
Rexha është shprehur mirënjohës për mbështetjen e publikut dhe ka lënë të kuptohet se synimet e tij do të vazhdojnë edhe jashtë formatit televiziv.
Në fund, ai ka ndarë këtë mesazh të plotë:
“Ky rrugëtim ishte plot emocione, momente të bukura dhe sfida. Si çdo eksperiencë e fortë, pati të mirat dhe të këqijat… por gjithçka mbetet aty, brenda asaj shtëpie.
Çfarëdo që ka ndodhur, mbyllet aty brenda. Unë dal nga kjo eksperiencë me mësime, me forcë dhe me mirënjohje për gjithçka që përjetova.
Faleminderit publikut për mbështetjen, dashurinë dhe besimin. Rrugëtimi im vazhdon jashtë, me energji të re dhe me synime edhe më të mëdha .
Me shumë respekt dhe mirënjohje Labinot Rexha❤️” / Gazeta-Telegram.com