Reagim i ashpër i Resul Sinanit për Albën : “Maskaradë”

Resul Sinani ka reaguar mbrëmjen e sotme me tone të forta përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e ka cilësuar situatën si “maskaradë”.

Në mesazhin e tij, Sinani shkruan se “vajza ka nevojë për trajtim profesional dhe jo për një keqpërdorim të tillë publik”, duke kritikuar mënyrën se si po trajtohet rasti në media dhe ekran.

Ai e mbyll reagimin me një thënie të Profetit: “Nëse nuk turpërohesh, atëherë bëj ç’të duash”, duke lënë të kuptohet se sipas tij janë tejkaluar kufijtë moralë