Fshijeni nga telefoni! Virusi që përgjon pajisjet, ja aplikacionet që e përhapin atë

Ekspertë kanë listuar aplikacionet që janë prekur nga ky virus përgjues.

Ky virus përgjues mund të qaset në informacionin personal të përdoruesve, duke përfshirë kontaktet, mesazhet, telefonatat, madje edhe të aktivizojë kamerën e telefoniT, duke kompromentuar seriozisht privatësinë.

Lista e plotë e aplikacioneve të prekura nga virusi:

Rafaqat, Private Talk, MeetMe, Let’s Chat, Quick Chat, Chit Chat, Hello Chat, YohooTalk, TikTok, Nidus, GlowChat, wave Chat

Nëse njëri nga këto aplikacione ndodhet në telefonin tuaj Android, ju duhet ta fshini menjëherë para se virusi të fillojë aktivitetin.

Viruset përgjuese si VajraSpy mund të:

Përgjojnë telefonatat në sfond duke ua dërguar palëve të treta që i përdorin për informacion.
Vjedhin informacionet personale të përdoruesit të pajisjes
Aktivizojnë kamerën kur përdoruesi nuk është duke e përdorues pajisjen.
Përgjojnë vendndodhjen tuaj në kohë reale me anë të aplikacioneve që kërkojnë të hapet navigatori për të funksionuar.