U FSHEH NGA TRANSMETIMI! Gibmo dhe Rogerti patën përplasje fizike – dalin pamjet (VIDEO)

Situatat në shtëpinë e Big Brother kanë marrë një kthesë të fortë pas hyrjes së Rogertit, i cili në disa raste është parë duke provokuar banorët dhe duke i banalizuar me fjalë, duke rritur ndjeshëm tensionet në ambient.

Sipas reagimeve të shumta në rrjet, përplasjet u thelluan edhe më shumë disa ditë më parë, kur Rogerti përmendi vëllain e ndjerë të Gjestit — një temë e ndjeshme që, siç duket, ka ndezur menjëherë situatën. Pikërisht pas kësaj, Gimbo nuk arriti ta përmbajë veten dhe mllefin ndaj Rogertit.

Së fundmi, në rrjet po qarkullon një video ku pretendohet se shihet qartë momenti kur Gimbo e godet Rogertin. Pamjet kanë shkaktuar debat të madh online: një pjesë e komentuesve e kanë përkrahur veprimin e Gimbos, duke e konsideruar reagim emocional pas provokimeve, ndërsa të tjerë e kanë vënë në dyshim autenticitetin e videos, duke e cilësuar si të manipuluar ose “fake”.

Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar mbi vërtetësinë e pamjeve apo rrethanat e plota të ngjarjes.

Videoja gjendet më poshtë — shikojeni dhe gjykoni vetë.