Pak kush e mban mend, por këngëtari Labinot Rexha ka qenë dikur në qendër të një historie që tronditi opinionin publik.
Në një emision televiziv “live”, Rexha bëri propozim martese publikisht Xhuli Nurës, një figurë e njohur e showbiz-it, duke lënë të kuptohej për një fejesë që në atë kohë u komentua gjerësisht në media dhe rrjete sociale.
Momenti u shpërnda me shpejtësi, ndërsa reagimet nuk munguan: nga surpriza, tek dyshimet nëse bëhej fjalë për dashuri të vërtetë apo spektakël televiziv.
Megjithatë, historia nuk zgjati dhe lidhja mbeti vetëm një kapitull i bujshëm i së kaluarës së këngëtarit, që sot po rikthehet sërish në vëmendje.