Bia Khalifa, e njohur për stilin e saj të jetesës luksoze dhe prezencën aktive në rrjetet sociale, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova u bë shumë e komentuar gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme, veçanërisht për shkak të lidhjes me Lim Hotin. Dyshja qëndroi bashkë për disa javë brenda shtëpisë së Big Brother-it, duke krijuar shumë diskutime dhe reagime nga publiku.
Së fundmi, Bia ka nxitur sërish kureshtjen e ndjekësve të saj. Në profilin e saj në Instagram, ajo ka bërë repost disa foto me Limin, të shoqëruara me përshkrime të cilat shumë ndjekës i kanë konsideruar të çuditshme dhe plot nënkuptime. Këto postime kanë hapur menjëherë aludime për zhvillime të reja mes tyre.
Ajo ka shkuar edhe më tej, duke paralajmëruar se “diçka e madhe” pritet të ndodhë në ditët në vijim, pa dhënë detaje konkrete. Ky njoftim ka rritur edhe më shumë interesin dhe spekulimet në rrjet, ku ndjekësit presin me padurim të zbulojnë se për çfarë bëhet fjalë.
Mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për një reagim publik, publikim materialesh apo një tjetër surprizë që pritet të trazojë rrjetin dhe mediat rozë.