Tash e disa ditë po qarkullon në rrjete sociale një foto ku shihet Dolce, banore e Big Brother VIP Kosova, duke mbajtur në krah një fëmijë. Fotoja, sipas raportimeve online, është publikuar fillimisht nga një profil i panjohur, ndërsa më pas ka marrë hov dhe është shpërndarë me shpejtësi në faqe të ndryshme dhe media.
Pas bujës së krijuar, babai i fëmijës ka reaguar ashpër në rrjete sociale, duke kërkuar që të respektohet privatësia e të miturit dhe të ndalet menjëherë shpërndarja e fotos. Ai u ka bërë thirrje ndjekësve dhe portaleve që të mos e përdorin imazhin e fëmijës për klikime apo komente.
Ajo që ka ngjallur edhe më shumë kureshtje te publiku është fakti se, në reagimin e tij, ai nuk e mohoi lidhjen e fëmijës me Dolce-n, por u fokusua kryesisht te mbrojtja e privatësisë dhe ndalimi i publikimit të mëtejshëm.
Më poshtë keni edhe një screenshot të reagimit të tij, të marrë nga profili personal, të cilin do ta mbajmë të fshehur (pa emër/identitet) për shkak të privatësisë së tij.
