Edi kërkon rikthimin në Big Brother VIP Kosova 4

Ish-banori i njohur, Edi, nuk e ka hedhur ende dorashkën. Përmes një mesazhi të publikuar në Instagram, ai ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, shkruan Raporto24.

Edi iu ka bërë thirrje fansave të aktivizohen maksimalisht, duke komentuar në faqet dhe postimet zyrtare të formatit:

“E kam një lutje, në çdo postim te faqja zyrtare e Big Brother, në çdo gazetë, në çdo postim të komentoni dhe të kërkoni rikthimin e Eduard Kuqit (Edit). Hajde sepse ju mundeni ta riktheni Edin në Big Brother,” shkruan ai.

Me këtë mesazh, Edi duket se lë të kuptohet se nuk ka hequr dorë nga një mundësi e dytë për të rikthyer emocionet dhe dramat e tij brenda shtëpisë. Publiku tani ka fjalën vendimtare.