Prime-n e së shtunës, Stine vendosi që të linte përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.
Që në nisje të spektaklit, këngëtari u shpreh se nuk ka më asnjë arsye që të qëndrojë në garë dhe se ka vendosur të largohet.
Ditën e sotme një tjetër banore u shpreh se mund të lërë garën përfundimisht nesër. Është fjala për Brikenën, e cila gjatë një bisede me Ilirin u përlot.
Kur Iliri i tha se nuk është në nominim, Brikena tha se mund të dalë vetë. Banori i bëri shumë komplimente asaj dhe i dha shumë arsye se pse nuk duhet të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.