Raporto24 ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit të përleshjes që ndodhi rreth orës 20:30 në Podujevë. Burimet raportojnë se një përleshje fizike mes dy grupeve ka degjeneruar në përdorim armësh, ku si pasojë kanë mbetur dy persona të plagosur.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me incidentin. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë duke vazhduar./Raporto24/