ALARM NË BE: KAFEJA E FIRMES DEVOLLI “PRINCE CAFFE”, ME SUBSTANCA TË RRËZIKSHME!

Nje njoftim alarmi êshté publikuar nga sistemi RASFF i Komisionit Evropian, ku raportohet se kafeja “Prince Caffe” e Devolli Corporation ka rezultuar me prani të akrilamideve në Kroaci. Alerti është bërë publik gjithashtu edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosoves (AUVK).
Megjithatë, sipas njoftimit zyrtar, nuk sqarohet nëse janë marrë masa konkrete për tërheqjen e produktit nga tregu, nëse bëhet fjalë per të njëjtin lot prodhimi, apo nëse janë kryer analiza shtesë në kompaninë prodhuese apo në pikat e shitjes me pakice. Kjo situate ngre pikepyetje serioze mbi nivelin e reagimit institucional dhe transparencen ndaj konsumatoréve.
Në këtë kontekst, vëmendja duhet të jetë e shtuar edhe në Shqipëri, ku pritet një reagim i qartë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), nê funksion té mbrojtjes sé shendetit publik dhe informimit të konsumatoreve shqiptarë.
Çfarë janë akrilamidet dhe pse përbëjnë rrezik?
Akrilamidet jane klasifikuar që né vitin 1994 nga Agjencia
Nderkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC) e OBSH-së si substanca potencialisht kancerogjene (Grupi 2A). Studime më të fundit sugjerojnë se ekspozimi kronik ndaj tyre mund të demtojë fibrat nervore, duke rritur rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri.
Një meta-analizë e publikuar në vitin 2022 në revistën shkencore Frontiers in Nutrition, e cila perfshiu 31 studime me mbi 1 milion persona, gjeti një lidhje midis marrjes mesatare prej 23 mikrogramesh akrilamide ne dité per rreth 15 vjet dhe rritjes së rrezikut per disa lloje kanceri, pérfshiré ato té zgavres orale, stomakut, ezofagut, prostatës, pankreasit dhe tiroides.
Akrilamidet formohen gjatë gatimit në temperatura të larta, veçanerisht ne procese industriale, por edhe në gatimin shtepiak, kur ushqimet me përmbajtje të lartë niseshteje i nënshtrohen transformimit të sheqernave dhe aminoacideve.
Ato janë të pranishme jo vetëm në kafe, por edhe në produkte si patatet e skuqura, biskotat, pica dhe produkte të tjera të pjekura. /JOQ