Oj silikone, oj botokse s’ka faj Gjesti që s’të ka dashur”, eskalon debati mes Shkurtes dhe Xhenetës

Pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova, Shkurta ka komentuar zhvillimet brenda shtëpisë gjatë paraqitjes së saj në Big Talk, duke deklaruar se largimi i saj ishte i dëshiruar nga shumica e banorëve, ndaj edhe nuk u përshëndet nga ta.

“Përderisa ata kanë dëshiruar që unë të dal, shumica nuk kanë lënë hapësirë as për t’i përshëndetur. Ndoshta është dashur të më lihej një hapësirë për të shprehur kërkesën time. Nuk e kam parë të arsyeshme që të merrem me dikë që kënaqet me fatkeqësinë time”, u shpreh Shkurta.

Situata u tensionua më tej me një debat të ashpër mes saj dhe Xhenetës, ku Shkurta përdori edhe gjuhë fyese. “Oj silikone, oj botokse, nuk marr këshilla nga fallci”, tha ajo gjatë përplasjes.

Debati u mbyll në një atmosferë të tensionuar, duke lënë të hapura shumë pikëpyetje mbi marrëdhëniet dhe rivalitetet mes ish-banorëve të shtëpisë. /Telegrafi/