Vajza e Fjolla Morinës, Lediana, ka reaguar në rrjetet sociale pas ngjarjeve të sotme në Big Brother VIP Kosova, të cilat kanë përfshirë nënën e saj.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka deklaruar se nuk do të qëndrojë indiferente përballë ofendimeve të drejtuara ndaj nënës së saj.
“Nuk do ta lejoj dhe nuk do të hesht përballë ofendimeve që i janë bërë nënës sime. Kritika është një gjë, loja është diçka tjetër. Por fyerja e një nëne dhe gruaje nuk do të jetë kurrë e pranueshme, në asnjë rrethanë dhe në asnjë format televiziv. Nëna ime ka dinjitet, ka emër dhe ka familje pas vetës”, ka reaguar Lediana.
Gjatë ditës së sotme, Fjolla Morina ka pasur një debat të ashpër fillimisht me Albën dhe me Shkurtën.
Ende nuk dihet se çfarë çoi në krisjen e këtij konflikti, por debati u zhvillua në disa ambiente të shtëpisë, përfshirë oborrin, lavanderinë dhe dhomën e ndenjës.
Gjatë një momenti tensioni në dhomën e ndenjës, Fjolla u ngrit e acaruar dhe i kërkoi Albës të mos ia përmendte vajzat e saj. Alba reagoi duke theksuar se nuk i kishte ofenduar vajzat dhe i kërkoi Fjollës të mos e keqkuptonte bisedën.
Megjithatë, Fjolla vazhdoi të ishte e revoltuar, duke e quajtur Albën me fjalën “pise”, të cilën e përsëriti disa herë.
