Një moment emocional ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, kur banorja Sasa Hoda ka folur hapur për jetën e saj personale dhe pengesat që ka për të qenë nënë.
Gjatë një bisedë me Labinot Rexhën, Sasa ka rrëfyer se për shkak të shëndetit, nuk i lejohet të mbetet shtatzënë.
“Ti je babë, e di ndjenjën e prindit, unë nuk e di. Unë nuk mundem me qenë nënë kurrë, shëndeti im nuk ma lejon”, ka thënë Sasa.
Ajo shtoi se e ka pranuar realitetin dhe nuk dëshiron të rrezikojë jetën e saj apo të një fëmije.
“Nuk mundem me u bë nënë, e kam pranuar. Mos i lëndo njerëzit. Unë mundem me vezore të mia me i bë përmes surrogates, por unë personalisht nuk mundem sepse mund të vdes unë ose beba. Nuk mundem me rreziku”, shtoi mes tjerash.
Banorët e tjerë kanë dëgjuar me vëmendje rrëfimin e saj, duke reaguar me empati dhe mbështetje për vendimin dhe situatën e vështirë që ajo përballet.
Momenti ka prekur edhe audiencën, pasi rrëfimet personale të banorëve shpesh tregojnë dimensione të thella njerëzore dhe i afron ata më shumë me publikun. /Telegrafi/
https://vm.tiktok.com/ZMDJ4MnWM/